Guardiola: De Bryjne nuk largohet as për 250 milionë euro

Sigurisht që duket ndodhsha disi e ekzagjeruar, por Pep Guardiola ka deklaruar se ylli belg, që ai e trajnon tek Mançester Siti nuk është në shitje edhe sikur të ofrohej një shifër prej 250 milionë eurosh.

Duket çmenduri në fakt, por nuk duhet harruar se nuk është një shifër dhe aq larg rekordit prej 222 milionë eurosh që Nejmar u transferua nga Barcelona tek PSG. Gjithsesi, kush do të ishte ajo skuadër që do të refuzonte një shifër aq të çmendur? Siç duket Mançester Sitit, pasi Pep ishte i bindur në përgjigjen e tij.

“De Bryjne është i pabesueshëm. A është klauzola e tij 250 milion euro. Më vjen keq, por nuk është për shitje”.

“Jorge Valdano më pyeti nëse do ta shisja atë për 250 milionë euro dhe i thashë: jo. Është mendimi im personal. Këtu në Angli nuk ka klauzola lirimi, ju duhet të bisedoni me klubin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *