Guardiola “çmendet” pas Kanselos, kjo ofertë është e parezistueshme

0

Juventusi prej kohësh e ka nxjerrë në shitje Kanselon dhe është gati ta lëshojë nëse vjen oferta e duhur. Pep Guardiola e do me patjetër te Mançester Siti. Kanselo ka aftësi shumë të mira teknike dhe kjo është ajo çka kërkon tekniku spanjoll.
Deri tani Juventus ka rezistuar ndaj ofertave të “Qytetarëve”. Megjithatë, oferta me fundit duket se do e bëjë klubin bardhezi “të shkrijë”. Siç raporton “La Gazzetta Dello Sport”, anglezët kanë bërë gati 55 milionë euro për të sjellë Kanselon në “Etihad Stadium”.

Kjo shifër do të ndahet me 50 milion në dorë dhe dhe 5 milionë të tjera do të jepen nëpërmjet bonuseve lehtësisht të arritshme nga lojtari. Me ardhjen e 24-vjeçarit luzitan, Siti bëhet me tre mbrojtës të djathtë. Gjithsesi, me shumë mundsi Danilo do largohet. Kajli Uoker dhe Kanselo do luftojnë ashpër për t’i mbushur mendjen Guardiolës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.