Guardiola, çfarë komplimenti për mbrojtësin e tij!

0

Pep Guardiola ishte veçanërisht i lumtur dhe në humor pas barazimit të djeshëm kundër Liverpulit. Trajneri spanjoll shpjegoi: “Humbja ndaj Monakos na demoralizoi, na trishtoi dhe ishin disa ditë shumë të vështira. Megjithatë, skuadra gjeti forcën dhe motivimin e duhur për ndeshjen kundér Liverpulit dhe luftoi, nga fillimi deri në fund, dha gjithçka. Kjo është arsyeja pse jam shumë, shumë i lumtur dhe krenar që jam trajner, trajner i kësaj skuadre. Më shumë se kurrë dua ta ndihmoj këtë klub të ecë përpara, gjithnjë nëse do të më duan”.

Mbrojtësi Xhon Stouns, i blerë për 47.5 milionë sterlina nga Evertoni verën e shkuar, luajti një ndeshje të shkëlqyer, pas shumë kritikave që ka marrë këtë sezon. Guardiola del hapur në mbrojtje të qendërmbrojtësit, duke iu drejtuar gazetarëve: “Ai djalë ka një personalitet të jashtëzakonshëm. Xhon Stouns ka më shumë bole se çdokush. I adhuroj lojtarë të tillë, nuk është e lehtë të jesh mbrojtës në skemat dhe lojën që aplikoj unë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image