Guardiola bën “prapakthehu”: Ja ku do e mbyll karrierën

 

Pep Guardiola është përballur shpesh me pyetjen: A do të rikthehesh te Barcelona? Përgjigja e katalanasit ka qenë gjithmonë e prerë: Kapitulli im te Barcelona ka mbaruar. Por, mesa duket tekniku katalanas ka ndryshuar mendje, siç e konfirmon edhe vetë ai në një intervistë për medien spanjolle,  “moviestar”.

“Karrierën time do ta mbyll aty ko filloi gjithçka, te akademia e Barcelonës. Do kisha shumë dëshirë që vitet e fundit si trajner t’i kaloja duke ndihmuar të rinjtë e akademisë së Barcelonës”, tha 47-vjeçari.

Sigurisht, shumë tifozë do të dëshironin ta shikonin Guardiolën përsëri në stolin e ekipi të parë të Barcelonës, por dhe një rikthim në akademi, do të ishte mëse i mirëpritur në të ardhmen e largët.  Pep hodhi hapat e parë si trajner te akademia e Barcelonës, ku fillimisht punoi si ndihmës-trajner tek ekipet e moshave dhe më pas te ekipi B.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *