Guardiola: Barça dhe Reali sipër nesh, të nxjerrim mësim nga… De Jong!

Mançester Siti nuk pati probleme për të avancuar më tej në FA Cup. “Qytetarët” mposhtën Bërnlein me rezultatin 5-0. Gabriel Zhezuz, Bernardo Silva, De Brujn dhe Aguero ishin autorët e golave, ndërsa Long shënoi në portën e tij për të vulosur “manitan”.

Frenki De Jong ishte një nga dëshirat e Pep Guardiolës, por Barcelona fitoi konkurrencën dhe siguroi akordin me mesfushorin e Ajaksit. Holandezi bisedoi me katalanasit, trajnerin Tuhel të PSG, Guardiolën dhe në fund zgjodhi La Ligën.

De Jong nuk më ka zhgënjyer. Është pothuajse e pamundur të konkurrojmë me Barcelonën ose Realin për prestigjin që kanë, për kampionatin ku luajnë dhe për faktin që janë klube të pabesueshme. Duhet të tregohemi më të shpejtë herën tjetër. Duhet të jemi gati për t’i paraprirë konkurrencës për këta të rinj të talentuar”, përfundon trajneri i Mançester Sitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *