Grushte “stjuardëve”, Aguero vihet në hetim nga policia

Policia britanike pritet të çelë një hetim ndaj sulmuesit të Mançester Sitit, Serxhio Aguero. Një zëdhënës i policisë së Bornemuthit ka sqaruar publikun se një nga stjuardët e ndeshjes  pretendon se është goditur me grushte nga argjentinasi pas rrëmujës në fund të takimit pas shënimit të golit të fitores së Sitit nga Rahim Sterling (2-1). Aguero ishte pjesë e lojtarëve të Sitit, i cili vrapoi t’i bashkohej festimeve të ekipit në vendin ku ishin vendosur tifozët udhëtues. Emocionet kanë qenë të forta në fundin e takimit, pasi Sterling ka shënuar në minutën e 99-të. Tifozët miq kanë mësyrë në fushë për të festuar golin e fitores, duke sjellë dhe përplasjen me forcat e sigurisë së stadiumit dhe më pas policinë e Bornemuthit. Në këtë përplasje janë përfshirë dhe lojtarët e Sitit, siç tregohet dhe nga foto, ku duket qartë se Aguero e ka kapur me një nga rojet e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *