Grumbullohet Besëlidhja, mungojnë titullarët

0

Ndonëse janë nën kontratë, dje kanë munguar jabanxhinjtë dhe vendasit. Ja kush janë afrimet e para te lezhjanët

Bernard Gjikolaj

Ashtu siç ishte lajmëruar më parë, dje pasdite u grumbullua Besëlidhja nën drejtimin e trajnerit të ri lezhjan Anteu Pepaj dhe të ndihmësit Gledis Lani. Ndryshe nga sezonet e tjera, grumbullimi i sivjetshëm ishte kryesisht me futbollistë lezhjan të dalë nga moshat e Besëlidhjes dhe Akademitë private në Lezhë. Nuk u paraqit në stërvitje asnjë nga titullarët që mbyllën sezonin ndonëse shumica dërmuese e tyre ja ende nën kontratë me Besëlidhjen. Tek Besëlidhja u rikthyen portieri Rinev Danaj, që e mbylli sezonin tek Shënkolli, vëllai i tij Sadush Danaj që e ka mbyllur sezonin tek Burreli, po ashtu nga Burreli erdhi edhe lezhjani tjetër Met’hasani. U grumbulluan edhe futbollistët guineas, Oumar Kamara, Isak Kamara, Bangoura, Çeik Konte që kanë ardhur nga Pogradeci. Ndërsa mbrojtësi guineas Olivier Dore mungoi pasi ka vajtur në shtëpi, por do të kthehet shumë shpejt për t’iu bashkuar grupit të futbollistëve në stërvitje. Në seancën e parë stërvitore, në Lezhë u grumbulluan këta futbollistë: Rin. Danaj, S. Danaj, Kaçaçi, Liçaj, Voci, Shquti, Malaj, Dushaj, Hidri, Met’hasani, Zhejani, Omar Kamara, Isak Kamara, Bangoura, Çeik Konte. Trajner Anteu Pepaj. Por, siç ra në sy kanë munguar lojtarët titullarë të sezonit të shkuar, vendasit dhe jabanxhinjtë të cilët edhe pse janë në kontratë, nuk kanë qenë dje në stërvitje. Askush nuk dha një shpjegim nga ana e drejtuesve të skuadrës dhe klubit lezhjan.

TRAJNERI – Trajneri Anteu Pepaj është i ri në profesion dhe moshë, rreth 26 vjeç që ka drejtuar moshat e Besëlidhjes, konkretisht të rinjtë sezonin që lam pas. Gjatë një prononcimi të shkurtër për “Sport Ekspres”, ai tha: “Sot (dje) u grumbullua Besëlidhja për të nisur fazën përgatitore në kuadër të sezonit të ri futbollistik 2017-2018-të. Si objektiv kemi ngjitjen e Besëlidhjes në Superiore, ndaj për këtë që sot e kemi nis punën. Skuadrën do ta formatojmë kryesisht me futbollistë lezhjan të ardhur nga moshat, një pjesë i njoh shumë mirë, pasi kam qenë trajner i tyre tek të rinjtë nga dhe vijnë tek Besëlidhja. Besoj se një pjesë e mirë e skuadrës do të përbëhet nga lezhjan, kjo do të ndikojë pozitivisht për të mbushur shkallët e stadiumit me tifozerinë lezhjane, që është një forcë shumë e madhe mbështetëse, ose siç i thonë ndryshe lojtari i 12-të në fushë. Për rreth 10 ditë do të merremi me seleksionime për të formatuar një skuadër që do ti përgjigjet objektivave që i kemi pranuar unanimisht”, tha trajneri Anteu Pepaj.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here