Grumbullimi nis pëprara kohe, Xhaka “kërcënon” Italinë

0

Lojtarët që kanë luajtur të premten dhe të shtunën me klubet e tyre, kanë zbarkuar sot në Shqipëri (Cikalleshi, Abrashi, Xhaka, Llullaku, Basha e të tjerë). Disa vrapime, sot pritet të plotësohet grupi

Nesër Xhani de Biazi do të zbulojë listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Italisë, teksa sigurisht që më pas do të flasë edhe për mediet, ndërsa që pasditen e sotme, në “Tropikal Resort”, Durrës, janë shfaqur futbollistët e parë, që ndeshjet i kanë mbyllur që të shtunën. E kështu, i pari që ka “zbarkuar” ka qenë Azdren Llullaku, i cili luajti dhe shënoi të premten me Astanën golin e parë si “kazak”. Për “Top Channel” ai do të deklaronte: “Na pret një ndeshje shumë e vështirë, por mendoj se jemi të gatshëm dhe të motivuar. Kemi nevojë për pikë dhe do të ikim në Itali me këtë mendim në kokë. Edhe në mbrojtje të luaj, nuk ka problem. Shpresoj vetëm që të luaj”.

Pas tij, edhe të tjerët, mes tyre Taulant Xhaka, që ka një mesazh për Italinë: “Duhet të luajmë siç kemi luajtur deri më tani. Nuk duhet ta presim Italinë, por ta sulmojmë ne të parët. Jam gati të sakrifikoj kudo për të luajtur”, u shpreh Xhaka.

Ndërkohë, edhe Abrashi është shprehur se ka kaluar dëmtimin dhe se po stërvitet me ekipin e tij prej më shumë se një muaji: “Kam pasur probleme sepse u ktheva i dëmtuar nga ndeshja me Spanjën. Ka 3-4 javë që po stërvitem, por skuadra ka ecur mirë dhe trajneri nuk ka ndryshuar formacion”.

Dje, këta futbollistë kanë bërë vetëm disa vrapime të lehta në fushën e “Tropikal”-it, teksa përgatitësi Alberto Bele u shpreh për “Top Channel”: “Fakti që lojtarët kanë ardhur një ditë përpara fillimit të grumbullimit është një shenjë shumë e mirë që ne të kemi mundësi të monitorojmë nga afër gjendjen e tyre. Mund të them se 5-6 lojtarë janë rikthyer të luajnë prej pak kohësh, për këtë arsye duhet të vlerësojmë gjendjen e tyre me kujdes në fundin e javës së ardhshme, përpara ndeshjes, sepse më përpara është e pamundur”, tregon përgatitësi atletik.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image