Grumbullim mes luksit, por lojtarët mbërrijnë të stërlodhur!

0

Ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim, miqësorja Turqi-Shqipëri ka bërë që futbollistët të mblidhen jashtë vendit tonë, teksa sot nisin stërvitjet dhe përgatitja, pasi dje u lanë pushim

Anton Cicani

Jemi mësuar t’i shohim në “Tropikal”, rreth 44 km larg Tiranës, por edhe në kryeqytet, ku grumbullimi i parë i epokës “Panuçi” nisi në hotelin “Tirana International” pranë Sheshit “Skënderbeu”… Por, këtë herë, trajneri italian ka vendosur që të “emigrojë” kuqezinjtë, në Antalia, për të përgatitur miqësoren dhe testin e fundit për këtë vit, përballë Turqisë së Mirçea Luçeskut. Një zgjidhje për t’i qëndruar larg zhurmës mediatike por jo vetëm. Një mundësi që ai të punojë në qetësi dhe të provojë e eksperimentojë. Kjo edhe për t’i dhënë mundësi lojtarëve që, pasi të jetë mbyllur miqësorja, të udhëtojnë drejt klubeve të tyre. Futbollistët i janë drejtuar ditën e djeshme Turqisë me destinacion qytetin bregdetar të Antalias (destinacion për pushimet).

Lista e Shqipërisë

Portierë: Etrit Berisha (Atalanta), Thomas Strakosha (Lacio), Alban Hoxha (Partizani)

Mbrojtës: Elseid Hysaj (Napoli), Arlind Ajeti (Krotone), Mërgim Mavraj (Hamburg), Berat Gjimshiti (Benevento), Frederik Veseli (Empoli), Ermir Lenjani (Sion), Ivan Balliu (Metc), Naser Aliji (Pa skuadër), Mesfushorë: Migjen Basha (Bari), Ledian Memushaj (Benevento), Kamer Qaka (CSM Iashi), Sabien Lilaj (Skënderbeu), Astrit Ajdareviç (AEK), Odise Roshi (Akhmat Grozni), Ylber Ramadani (Vejle), Taulant Xhaka (Bazel)

Sulmues: Eros Grezda (Osijek), Valon Ahmedi (Maribor), Azdren Llullaku (Tobol), Armando Sadiku (Legia Varshava), Liridon Latifi (Akademia Pushkash)

Mes lluksit – Sakaq, do të jetë një hotel super luksoz me pesë yje ai që do të presë kuqezinjtë. Bëhet fjalë për zonën turistike të Larës (Limak Lara Deluxe), ku një natë, në këtë periudhë, shkon mesatarisht nga 60 euro deri në 80 euro, duke qenë se jemi jashtë sezonit dhe ka zbritje çmimi, sidomos nëse merret një paketë. Sigurisht, federata shqiptare, në bashkëpunim me atë turke, do të ndajnë kostot, që pritet të prekin një shifër të përafërt me 10 mijë euro, duke qenë se do të jenë edhe fushat sportive në përdorim, me qira për kuqezinjtë dhe ambiente e facilitete të tjera. Hoteli ndodhet në Lara dhe vetëm 10 metra larg qendrës së Antalias, ndërsa lojtarëve do t’i duhet të udhëtojnë me autobus rreth 5 minuta çdo ditë për të shkuar në fushën stërvitore.

Të lodhur – Ndryshe nga ndeshjet e tij të para, ndaj Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë, Kristian Panuçi ka gjetur në një tjetër gjendje futbollistët e grumbulluar, me më shumë kilometra në këmbët e tyre, pasi kanë kaluar dy muaj që atëherë. Por, edhe të lodhur e stërmunduar.  Në fakt, shumica e tyre, në mbërritje, kanë preferuar të pushojnë në dhoma dhe të bëjnë gjumë. Shumë fytyra të lodhura, sipas asaj që zbulon gazeta, teksa sot do të nisin edhe përgatitjet, natyrisht me ritme të jo të forta, për t’u shtuar më pas.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image