Gruaja e Esienit blen Komon

0

Lajm i çuditshëm nga Italia: klubi i futbollit të Komos ka një pronar të ri prej ditësh së sotme dhe bëhet fjalë për bashkëshorten e mesfushorin ganez Majkëll Esien, Akosua Puni.

Vetëm dy ditë më parë u zyrtarizua lajmi se Esien do ta vazhdonte karrierën e vet në Indonezi, te klubi i zotëruar nga Erik Tohir, Persiba Bandung, ndërsa tani del ky lajm habitës, pasi gjithçka është mbyllur me shpejtësi.

Një klub me më shumë se 100 vjet histori, Komo ka luajtur në të gjitha kategoritë e futbollit italian dhe aktualisht luan në Lega Pro.

Akosua Puni është edhe agjente e Esienit dhe ajo ia ka siguruar klubet gjatë karrierës së tij, nga Çelsi, Reali, te Milani e tashmë në Indonezi, për pak të holla para mbylljes së karrierës. Ndërkaq, ka aludime se pas këtij opeacioni mund të qëndrojë pikërisht Erik Tohir, presidenti aktual, edhe për pak kohë, i Interit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here