Grozni i shqiptarëve bie në premierë, Balajn “e djeg” i kuqi!

Nuk ka nisur ashtu si pritej kampionati në Rusi për tre shqiptarët e Akhmat Groznit, duke qenë se skuadra e tyre humbi në transfertën ndaj Rostovit.

Gjithçka u prish kur lojtari i miqve, Semenov doli me dy të verdhë, duke lënë të tijët me dhjetë futbollistë dhe djegur një zëvendësim, në këtë rast sulmuesin e kombëtares, Bekim Balaj, që ka plot 15 muaj që nuk shënon me skuadrën çeçene. Ai e ndoqi ndeshjen nga stoli.

Ndërkohë, në fushë ishte për 90 minuta Odise Roshi, por më shumë duke bërë mbrojtësin e krahut se sa sulmuesin, teksa u aktivizua edhe Bernard Berisha në minutën e 82, në vend të Ivanov.

Vendësit fituan me golin e vetëm të takimit, shënuar nga islandezi Sigurdarson, në minutën e 45’, pra fundin e pjesës së parë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *