Grizman vendos, “po” transferimit në Mançester

0

Atletiko e Madridit u mund keqas në derbin e vajtjes në Chqmpions League nga Reali dhe tani i duhet një mrekulli për të kapur finalen.

Për këtë arsye, trajneri Diego Simeone po rimendon edhe një herë ofertën e Interit, ndërkohë që drejt largimit është edhe Antuan Grizman.

Ylli francez ka kohë që tundohet nga ofertat e Mançester Junajtid dhe tashmë është bindur të transferohet në Angli.

Operacion gjigant: rreth 100 milionë euro, të gjitha me një këst, në arkat e Atletikos, pasi aq është klauzola për prishjen e kontratës së sulmuesit, i cili do të firmosë kontratë 5-vjeçare.

Sipas mediave britanike, Grizman do të fitojë 280.000 sterlina në javë, çka përkthehet në rreth 15 milionë euro në sezon, pagë më e lartë se e Pol Pogbasë.

Përveç pagës, Grizman është bindur edhe nga premtimi i Mançester Junajtid për investime të tjera, për të ndërtuar skuadër të nivelit të lartë, ndërkohë që kualifikimi në Champions League, kusht i Grizmanit, mund të arrihet edhe duke fituar Europa League.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image