Grizman “tradhtar”? Bartomeu u kujton tifozëve Henrinë dhe Vijën

0

Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës ka dalë në një konferencë për shtyp në lidhje me gjëndjen aktuale të mërkatos së klubit katalanas dhe jo vetëm. Një nga çështjet me më shumë ndikim është ardhja e Antuan Grizman.
Në lidhje me të ai shprehet: “Drejtori ynë i përgjithshëm Oskar Grau kishte një takim ditën e djeshme me presidentin e Atletikos, Gil Marin për të folur rreth ardhjes së tij. Nuk është hera e parë që një lojtar na refuzon herën e parë dhe më pas vjen vitin tjetër. Përmendim David Vija, Henri e shumë të tjerë”.

Nëpërmjet kësaj deklarate kuptohet se Grizman është çështje kohe. Gjithashtu, mundohet të heqë emocionet negative të tifozëve në lidhje me atë refuzim të dhimbshëm të francezit sezonin e ardhshëm. Bartomeu nuk la pa prekur edhe çështje të tjera.

 

Për Nejmar shprehet se është në dijeni të dëshirës së lojtarit, por PSG nuk e do largimin e tij dhe mbetet një mur i lartë për t’u kaluar. Konfirmoi edhe kthimin e Viktor Valdes në Barcelonë. Ish-portieri pritet të jetë trajner në akademinë e klubit.

Bie në sy pësëritja e shprehjes se Dembele është më i mirë se Nejmar, duke konfirmuar besimin e madh që presidenti ka te francezi. Mohon zërat se largimi i zëvendëspresidentit Mestre ka lidhje me ardhjen e mundshme të Nejmar. Në fund shtoi se e ardhmja e Valverdes nuk është vënë kurrë në diskutim.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.