Grizman thyen Lesterin, por gjithçka mbetet e hapur

0

Një penallti e diskutueshme në minutën e 28-të të ndeshjes i dha fitoren Atletikos së Madridit ndaj Lesterit, në një sfidë që në fakt pritej të ishte disi më e lehtë për spanjollët.

Suksesi 1-0, me golin e të zakonshmit Grizman, nuk është aspak i keq, por mund dhe duhej të ishte më i thellë, sepse në Angli do të jetë ferr dhe e ka provuar më parë Sevilja.

Atletiko dominoi, në fakt, duke kontrolluar lojën, ndaj një rivali që nuk krijoi asnjë rrezik, por përveç një shtylle nga Koke, Atletiko nuk është se bëri shumë për të thelluar rezultatin, ndaj tani shkon në kthim me detyrimin për të mos pësuar, ose të shënojë patjetër.

Lesteri tregoi edhe një herë se nuk është aspak inferior në Champions, edhe pse pa eksperiencë ndërkombëtare, por në kthim do të mungojë për pezullim qendërmbrojtësi Robert Huth, perfekt në Madrid.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image