Grizman “thyen heshtjen”: E kam vendosur se ku do të vazhdoj karrierën

0

Antuan Grizman ka folur rreth të ardhmes së tij. Sulmuesi francez do të largohet nga Atletiko Madrid pas pesë viteve dhe karriera e tij mund të vazhdojë në La Liga.

Në një prononcim për “Telematin”, 28-vjeçari zbulon vetëm një emër: atë të ekipit në të cilin do të luajë pas shtatë sezoneve, që janë amerikanët e Majemit.

Klauzola prej 120 milionë eurosh e largimit të Grizman aktivizohet me datë 1 korrik dhe deri në atë moment ai nuk mund të shprehet publikisht për të ardhmen. Vendimin e ka marrë, ndërsa opsioni më i mundshëm mbetet kalimi i kampionit të botës te Barcelona.

E di se ku do të luaj sezonin e ardhshëm. Di edhe ekipin me të cilin do të luaj pas shtatë vitesh. Këtë të fundit mund ta zbuloj: Majemi”, thekson Antuan Grizman.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.