Grizman, thuajse “Red Devil”

0

Antuan Grizman duket se është i përzgjedhuri nga Zhoze Murinjo për të kompletuar sulmin për sezonin e ardhshëm.

Ylli i Atletikos së Madridit kushton rreth 100 milionë euro, shifër që nuk e tremb Mançester Junajtidin, që edhe vjet shpenzoi po aq për Pol Pogbanë.

Sipas gazetës “Manchester Evening”, klubi anglez ka avancuar ndjeshëm me bisedimet dhe marrëveshja është thuajse e mbyllur.

Gjithçka do të mbahet sekrete derisa klubet përkatës të kenë ende objektiva madhorë për sezonin aktual, ndaj në fund të majit mund të vijë zyrtarizimi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here