Grizman te Barcelona? Këtë nuk do e besojë askush!

Transferimi i Antuan Grizman te Barcelona është padyshim lajmi më i përfolur i momentit, me francezin që zyrtarizoi largimin nga Atletiko Madrid disa ditë më parë. Të shumta kanë qenë spekulimet dhe lajmet që sulmuesi do të kalojë në Katalonjë dhe se ka një parakontratë me blaugranat.

Gjithsesi, ditën e sotme e përditshmja “Sport”, në faqen e saj të parë ka vendosur një lajm të bujshëm, ku shkruan se lojtarët e Barçës nuk e duan Grizman në “Camp Nou”.

“Dhoma e zhveshjes thotë jo”, kështu shkruhej në titull, me dhomën e zhveshjes që simbolizonte të gjithë lojtarët e Barcelonës. Gjithmonë sipas “Sport.es”, lojtarët e kanë arsyetuar përgjigjen e tyre, me faktin se u duket një transferim i panevojshëm.
Gjithsesi, gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim, ku do të sqarohet përfundimisht dhe e ardhmja e sulmuesit 28-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *