Grizman te Bajern? Presidenti Hënes i “vë kapakun”

Edhe pse merkato e verës ende nuk ka filluar Bajerni i Mynihut i ka finalizuar me kohë dy afrimet e para. Dy kampionë bote si Benzhamin Pavard dhe Lukas Hernandez do t’i shohim sezoni tjetër me fanellën e kampionëve të Gjermanisë.

Krahas dyshes së francezëve, Bajerni do të kryejë dhe disa afrime të tjera në repartin e sulmit. Vendet e lëna bosh nga largimi i Frank Riberi dhe Arjen Roben priten të plotësohen.

Në një intervistë për mediet gjermane fill pas kurorëzimit si kampion i Gjermanisë, presidenti i Bajernit, Uli Hënes, zbuloi se buxheti i mbeturi i Bajernit nuk i kalon të 80 milionë eurot.

Kjo deklaratë e numrit 1 të bavarezëve shuan çdo mundësi të ardhjes së Antuan Grizman në Mynih. Fokusi do të mbetet te transferimi i talentit anglez Kalum Hadson-Odoi. Sulmuesi 18-vjeçar nuk u lëshua nga Çelsi gjatë merkatos së janarit, pavarëisht se për të Bajerni ofroi plot 40 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *