Grizman: Ronaldo i mahnitshëm, ata superiorë në çdo nivel

Antuan Grizman foli para gazetarëve pak momente pas mbarimit të ndeshjes në Torino. Sulmuesi francez komplimentoi Juventusin dhe Kristiano Ronaldon për ndeshjen e sotme dhe mori përgjegjësit e tij për paraqitjen e dobët.

“E dinim që do të ishte e vështirë. Ishte një ditë e keqe për ne dhe e katranosëm. Më vjen keq për paraqitjen që bëmë, secili ka përgjegjësitë e veta, unë i pari, sepse nuk arrita dot të futim në ritmin e ndeshjes në ndryshim nga takimi i parë”.

“Ndodhi pak nga gjithçka. Ata ishin superior në çdo nivel, nuk duhet që ta rrihnin 3 me 0. Nuk ishte dita jonë. Nuk më ngelet gjë tjetër veçse t’i uroj”.

AI I MORËT MASAT PËR RONALDON ? – “Ronaldo i merr masat për çdo ekip. Është një lojtari i mahnitshëm. Në ndeshjen e parë i morëm masat për të dhe ai nuk shënoi, sot pati të tre raste për shënim dhe bëri tre gola”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *