Grizman: Portugalia s’është vetëm Ronaldo

0

 Antuan Grizman fitoi “Këpucën e Artë” me gjashtë gola të shënuar në Evropian, por … më kot. Ai pas ndeshjes me Portugalinë theksoi se nuk mund ta shijojë dot si diçka të madhe çmimin, pasi donte të fitonte trofeun. “Futbolli është mizor, por gjithashtu i mrekullueshëm. Na lejon neve të përjetojmë kohëra fantastike dhe disa herë edhe të dhimbshme. Ne dhamë gjithçka, nuk pendohemi për asgjë dhe jam krenar për të gjithë.

Ne nuk ishim aq efikasë sa ndaj Gjermanisë, goditëm portën, por portieri kundërshtar bëri pritjet e tij. Ishte diçka mërzitëse. Portugalia nuk është vetëm Ronaldo. Ata janë shumë solidë në mbrojtje dhe shënuan edhe pa të në fushë. Sigurisht që në fund do të jem i kënaqur që fitova ‘Këpucën e Artë’, por për momentin jam shumë i zhgënjyer. Me të vërtet që doja ta fitoja trofeun”, – ishte deklarata e 25-vjeçarit pas humbjes në finalen në shtëpi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image