Grizman: Nuk pendohem për asgjë, tifozëve të Barçës ju kërkoj falje në fushë!

Grizman u prezantua sot para mediave si lojtar i Barcelonës. Pasi u fotografua me numrin 17 në fanellë, ylli francez u ballafaqua me gazetarët e pranishëm, që i bënë një mori me pyetje. Në fjalën e tij, ish-sulmuesi i Atletiko Madridit tha:

Dua t’i falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar gjatë karrierës time, që nga Jokin Aperrabi, që më dha mundësinë të nënshkruar kontratën time të parë si profesionist, deri te “Cholo” Simeone, i cili më ka ndihmuar shumë në rritjen time.

“Jam shumë i emocionuar dhe mezi po pres të zbres në fushë. Jam vënë përpara një sfide të re dhe jam gati për të gjitha gjërat që mund të jenë pas dere. Dua të luaj çdo ndeshje, me Barcelonën synoj Champions-in, i vetmi trofe që më mungon. Para se të zbres në fushë, kam shumë gjëra për të bërë. Duhet të transferoj familjen këtu, vajzës t’i gjej një shkollë të re.

“Largohem nga Atletiko i mërzitur, pasi aty kam qenë si në shtëpinë time, kam qenë shumë mirë. Nuk kam asgjë tjetër përveçse admirim dhe respekt për Atletikon. Kam dhënë gjithçka për atë fanellë, siç do të jap gjithçka edhe për fanellën e Barcelonës. Nuk kam asnjë pendesë për vendimin e marrë.

“Dokumentari verën e shkuar? Kam bërë shumë gjëra të gabuara në jetën time, por ai dokumentar nuk është një nga ta. “Vendimi” ishte një dokumentar që ju tregon njerëzve prapaskenat, gjërat që nuk merren vesh asnjëherë në media. Nëse tifozët e Barcelonës nuk e kanë pritur mirë dhe presin që unë të kërkoj falje, do ta bëj në fushën e lojës” tha mes të tjerash ylli francez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *