Grizman nuk imiton Donarumën, refuzon Junajtid dhe ndahet me agjentin

Antuan Grizman nuk është një nga ata që e puth kot fanellën dhe këtë po e tregon me vepra.

Sulmuesi francez ishte zgjedhja e parë e Mançester Junajtid për sulmin, para Lukakut, me Murinjon që ishte gati të ofronte edhe 100 milionë euro.

Edhe vetë Grizman shpesh kishte deklaruar se Junajtid i pëlqente, por ndalej aty, duke sqaruar se nuk do të bënte asgjë pa aprovimin e Atletikos.

Para pak javësh gjithçka ndryshoi, sepse FIFA i bllokoi merkaton Atletikos dhe KAS konfirmoi. Kjo do të thotë që nëse Atletiko shet këtë verë, nuk lejohet të blejë, ndaj shitja e Grizmanit do të varfëronte ndjeshëm skuadrën.

Sulmuesi 26-vjeçar u takua me klubin dhe trajnerin Simeone, të cilët i thanë: “Antuan, ne duam që të qëndrosh. Nëse të shesim, nuk kemi askënd në sulm, ndaj të lutemi të qëndrosh të paktën edhe një sezon”.

Grizman jo vetëm që ka pranuar, por edhe ka rinovuar, duke treguar me vepra se e dashuron Atletikon.

Problem? Asnjë, fundja nëjanar ose verën e ardhshme ofertat për Grizmanin do të shtohen. Ah, po, ka një problem: prokuratori i Grizmanit prej 12 vitesh, Erik Olhats, ka mbetur i dëshpëruar nga veprimi i Grizmanit dhe duket se ka pasur debate të ashpra me të, duke arritur deri tek divorci.

“Vendimet e fundit të Grizmanit nuk përputhen me planet që kisha në mendje për marrëdhënien tonë profesionale. E falënderon për besimin që ka pasur tek unë gjatë gjithë këtyre viteve dhe i uroj gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të karrierës së tij”, ka deklaruar Olhats për L’Equipe. Pikërisht Olhats e ka zbuluar Grizmanin, në moshën 14 vjeç në një ndeshje të ekipeve të moshave të Monpeljesë, ndërsa më pas e transferoi te Real Sociedadi, klub me të cilin bashkëpunon dhe është ende zbulues talentesh.

Përtej shpjegimit të Olhats, nuk është aq e thjeshtë kjo histori, sepse me sa duket agjenti e ka premtuar Grizmanin në Mançester dhe do ketë pasur edhe një komision të frikshëm për vete, që tani e humbet. Nëse mendohet historia e Donarumës me Milanin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *