Grizman ndez Primeran, Barcelona falënderon

0

Derbi i bëhet makth Realit, që sërish ndalet nga Atletiko dhe sheh në rrezik kryesimin në La Liga.

Një gol i Antuan Grizmanit 5 minuta para përfundimit i ka ngrirë buzëqeshjen Realit, që kryesonte me golin e Pepes në minutën e 52-të dhe po shijonte gjysmë titulli, duke parë kalendarin e lehtë në vazhdim.

Megjithatë, francezi i Atletikos sigloi barazimin 1-1 dhe tashmë kampionati ndizet keqas, sepse Barcelona në mbrëmje, nëse fiton në Malaga, merre kreun falë golaverazhit.

Natyrisht, Reali është ende i qetë, sepse duhet të luajë një ndeshje të prapambetur në Vigo dhe gjithashtu e pret Barcelonën, por gjithsesi barazimi ndaj Atletikos është një goditje e fortë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image