Grizman me ekip të ri, zyrtarizimi duket çështje kohe!

Fundi i sezonit po afrohet dhe ekipet po përgatiten për merkaton e verës, ku pritet të ketë shumë lëvizje të bujshme. Një prej emrave që është diskutuar është Antuan Grizman, i cili njësoj si një vit më parë, po përflitet për një kalim te Barcelona.

Së fundmi, siç ka raportuar edhe “Mundo Deportivo”, duket se katalanasit e kanë gjetur marrëveshjen me Atletikon dhe lojtarin dhe pritet që këtë herë mos të ketë surpriza të papritura si verën e shkuar.

Negociatat duket se janë drejt fundit, me Barçën që nuk do të paguajë klauzolën, por ofertën me të cilën ka rënë dakord me “Los Colchoneros”. Tashmë priten të reja të tjera, ku edhe mund të kemi një zyrtarizim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *