Grizman i jashtëzakonshëm, Atletiko “pushton” Europën pas 6 vitesh!

Pas gjashtë vjetësh, Atletiko e Madridit kthehet në krye të Europës “së vogël”, duke shkatërruar Marsejën në finale me rezultatin 3-0 dhe sigurisht me një protagonist: Antuan Grizman. Pikërisht djaloshi i rritur pak kilometra larg Lionit, qytetit të finales, ka vendosur me dopietën e tij, ndërsa në fund Gabi “shërbeu” trisin, duke gëzuar edhe Huan Pablo Simeonen, që nga tribuna, pasi i dënuar, ndoqi ndeshjen.

Një sfidë që nisi me shkëndija nga francezët, por që pa ekipin e Garsias të pësonte një humbje të madhe, pas dëmtmit të Paje, që doli pas 36 minutash lojë. Nga aty, gjithçka ndryshoi për francezët, që nuk e patën të lehtë të kalonin soliditetin në mbrojtje të spanjollëve, që goditën me Grizmanin dhe në fund, Gabun. “Colchoneros” mbyllin kështu një vit me sukses, teksa është trofeu i tretë i Europa League në histori, ndërsa për Simeonen është trofeu i dytë në Europë,pas atij në vitin 2012.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *