Grizman e Diego Kosta “shembin” Seviljen, Atletiko të fut frikën

0

Të kesh në ekip emra si Antuan Grizman e Diego Kosta do të thotë që je në elitën e e Europës. Këtë e di mirë Diego Simeone, i cili në janar më në fund arriti ta kthente në shtëpi Diego Kostën dhe braziliano-spanjolli është kthyer në përbindëshin e kohërave të arta.

Sot Atletiko e Madridit fitoi 5-2 në Sevilje, me një paraqitje spektakolare të sulmit: goli i patë nga Kosta, 3 gola të tjerë nga Grizman, i cili dha edhe një asist për golin e Kokes.

Sarabia e Nolito shënuan dy gola pa vlerë në fund për Seviljen, kur ndeshja kishte marrë fund me kohë.

Atletiko kthehet -7 nga Barcelona, La Liga mbetet interesante, edhe pse është e qartë që Barça është shumë larg.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.