Grizman drejt Gjermanisë, Atletiko gati 120 milionë euro për zëvendësuesin

Pavarësisht mohimeve të shumta, Antuan Grizman pritet të largohet nga Atletiko e Madridit në fund të sezonit. Bajerni i Mynihut është futur fuqishëm në garë për sulmuesin. Negociatat vazhdojnë dhe e ardhmja e Grizman mund të jetë Bundesliga.

Atletiko nuk dëshiron të mbetet e papërgatitur dhe ka zgjedhur zëvendësuesin. Sipas raportimeve të portugezes “Record”, Zhoao Feliks është objektivi i madh. Klubi “colchoneros” është futur në garë për shërbimet e yllit të Benfikës.

Zhoao Feliks

Klauzola e largimit të 19-vjeçarit është 120 milionë euro dhe Atletiko është gati ta paguajë atë. Zhoao Feliks është një nga surprizat më të bukura të futbollit portugez dhe Diego Simeone e sheh atë si lojtarin e duhur për të zëvëndësuar një emër të madh si Grizman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *