Grizman drejt Barcelonës? “Kërcënon” Diego Simeone

0

Barcelona nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Antuan Grizman dhe është gati të paguajë klauzolën prej 120 milionë eurosh të sulmuesit. Francezi është lojtari më i paguar i Atletikos së Madridit, me të cilët i përfundon kontrata në vitin 2023.

Media të ndryshme e bëjnë fakt të kryer akordin mes klubit katalanas dhe yllit të ekipit “colchoneros”. Rreth kësaj situate ka folur Diego Simeone. Trajneri i Atletikos tregohet i qartë në fjalët e tij dhe beson e shpreson që Grizman të vazhdojë të qëndrojë tek ekipi i tij.

Antuan është kapiteni jonë dhe është shumë i rëndësishëm për ne. Nuk jam i shqetësuar për çfarë flitet. Ka gjithçka për t’u përmirësuar akoma me ne. Nëse mendoj se mund të largohet, sigurisht që nuk do të flisja mirë për të”, përfundon trajneri argjentinas.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.