Grizman bën humor, e akuzojnë për racizëm

0

Të jesh personazh i famshëm kërkon kujdes të madh në gjithçka, edhe në postimet për qejf në rrjetet sociale. Sulmuesi i Atletikos së Madridit, Antuan Grizman, ka bërë një gafë të dielën në mbrëmje, duke postuar në Twitter një foto, ku shfaqej i maskuar si basketbollist, por i lyer me ngjyrë të zezë.

Menjëherë kanë ardhur reagime të fotra dhe akuza për racizëm, aq sa Grizman është detyruar ta fshijë postimin dhe të kërkojë falje. “Qetësohuni miq, jam një fan i Harlem Globetrotters dhe i asaj periudhe të bukur… është thjesht një homazh”.

E kotë, sepse qindra persona e kanë akuzuar se ka praktikuar “blackface”, një mënyrë e përdorur në shekullin e 19-të për të vënë në lojë njerëzit me ngjyrë. Për këtë arsye, Grizman është detyruar të kërkojë falje publike.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image