Grintë, dëshirë dhe duartrokitje! Florian Kamberi merr te Rangersi atë që shumë lojtarë e kanë zili

Rangersi ka humbur në shifrat 1-3 ndaj Leverkusenit, në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave për “Europa League”. Një humbje disi surprizuese për skocezët, që kërkonin të vazhdonin edhe më tepër në këtë kompeticion. Por tashmë skuadra e Gerrard e ka më shumë se të vështirë për të kaluar më tej.

Florian Kamberi do të aktivizohej në fushën e lojës në minutën e 54 të takimit, për të zënë vendin e Aribo. Vetëm pak sekonda duheshin në fushë për të nisur me driblimet e tij dhe shmangiet ndaj kundërshtarëve, për të rritur entuziazmin e publikut dhe për të fituar duartrokitjet e një stadiumi të tejmbushur.

Padyshim që duke parë gjendjen e stadiumeve sot, shumë lojtarë e kanë zili një moment të tillë, pasi futbolli po luhej në arena të boshatisura ku asgjë nuk dëgjohej nga shkallët e stadiumit. Megjithëse nuk arriti të shënonte pasi nuk po shërbej nga shokët e ekipit, figura e Kamberit ka qenë pozitive me dëshirën, grintën dhe vrapimet e tij për të vendosur në presion kundërshtarët. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *