Grima optimist: Përgëzime vajzave, jemi rritur!

0

Ka edhe humbje që nuk të mërzitin. Shqipëria e femrave u mposht sot në stadiumin “Loro Boriçi” nga Skocia me rezultatin 1-2, ndërkohë që pas ndeshjes trajneri Armir Grima u shpreh se i ka përgëzuar vajzat kuqezi.

“I kam përgëzuar vajzat për këtë përfaqësim në këto eliminatore. Kemi treguar rritje te futbolli i femrave. Kemi ende shumë punë për të bërë. Kam vetë fjalë të mira për vajzat që na përfaqësuan”, është shprehur në Supersport tekniku shkodran.

Grima e pranon se nuk mund të kualifikoheshin, por i gëzohet faktit që i kanë shënuar të gjitha ekipeve në grup.

“Ne kemi hyrë për të bërë një përfaqësim sa më të mirë, nuk jemi futur si pretendentë në këtë eliminatore. I kemi bërë gol çdo kundërshtari. Kjo ishte kënaqësia jonë, nuk kemi ndenjur vetëm në mbrojtje. Kemi pasur një rritje të konsiderueshme”, përfundoi Grima. 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.