Grima në pranga, në “valle” një ndeshje e Kategorisë së Parë

Në Shkodër ka pasur arrestime të shumta sot. Policia ka realizuar operacionin “OAZ” për kapjen e familjes “Bajri” dhe nën pranga kanë përfunduar edhe Armir Grima e Fabjol Rexhepi. Trajneri i kombëtares së femrave dhe portieri i Besëlidhjes (vjet ishte pjesë e Tërbunit) akuzohen për një ndeshje të Kategorisë së Parë, sikurse bëhet me dije së fundi.

Sipas asaj që raportohet nga “Supersport”, Grima vjet ka marrë një telefonatë nga anëtarë të familjes Bajri. Thuhet se ata kanë kërkuar informacion për Tërbunin, që do të ndeshej me Vllazninë B.

Me pukjanët aktivizoheshin shumë lojtarë shkodranë dhe ishte një takim i rëndësishëm për qëndrimin në Kategorinë e Parë dhe në fund shkodranët fituan. Anëtarët e familjes Bajri ndërkohë i kishin telefonat në përgjim dhe kështu në gjithë këtë mesele është përfshirë edhe Grima.

Ky i fundit ka dhënë informacione për lojtarët, ndërkohë që thuhet se ndaj lojtarëve të Tërbunit më pas është bërë presion për të lënë ndeshjen.

“Sport Ekspres” ka kontaktuar zyrtarë të klubit Tërbuni, të cilët kanë konfirmuar atë që kanë deklaruar që në muajin maj: sipas tyre, disa lojtarë shkodranë kanë toleruar hapur, duke ia dhuruar fitoren jetike Vllaznisë B, ndërsa Tërbuni ra në Kategorinë e Dytë. Në Pukë nuk është se kanë prova, por dyshojnë shumë se ka ndodhur diçka e tillë. Tanimë që copëzat po plotësohen, ndoshta te Tërbuni kanë të drejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *