Griezman “qan” golin e Cikalleshit: Ishte për të ardhur keq, gabimi i himnit na befasoi

0

Ishte vazhdimisht një rrezik për portën e Kombëtares së Shqipërisë, por nuk hyri në listën e golashënuesëve. Për të paktën dy herë, Grizman vuri duart në kokë përballë Strakoshës, rasti i penalltisë në minutën e 30’ dhe rasti i devijimit me këmbë nga portieri shqiptar në minutën e 55’.  Megjithatë sulmuesi francez nuk është plotësisht i kënaqur me rezultatin, pasi Shqipëria shënoi një gol nga pika e bardhë e penalltisë në fundin e takimit. Pas ndeshjes Griezman u shpreh për mediat franceze se goli i pësuar ishte për të adhur keq, megjithëse fitorja ishte në palën e tyre

“Nuk munguan lojtarët e rëndësishëm, por lojtarët që luajnë në vendin e tyre e bënë punën shumë mirë. Ne jemi në rrugën e duhur. Ne kemi luajtur një lojë të madhe. Është për të ardhur keq mënyra si pësuam golin, por gjithmonë ka gjëra për të përmirësuar. Grupi H do të jetë i ndërlikuar deri në fund, unë mendoj se do të duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet që kemi. Gabimin në transmetimin e himnit shqiptar? Ne nuk e kuptuam, të gjithë ishim të befasuar”,- ka thënë Griezman.

Në pesë ndeshjet e zhvilluara Griezman ka shënuar dy gola teksa ka ofruar për shokët e skuadrës e asist. Sulmuesi i Barcelonës ka përthithur nga loja e katalanasve duke dhuruar topa të cilët sjellin golin e sigurtë pa shpërdoruar shumë. Franca tashmë kryeson grupin më 12 pikë po aq sa edhe ka golavarazhin në grup me +12 gola çka e mban në vendin e parë./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.