Grezda vijon spektaklin personal, vjen goli i radhës

0

Eros Grezda vijon të dhurojë spektakël dhe gola, duke konfirmuar se është një ndër yjet jo vetëm të Osijekut, por të gjithë kampionatit kroat.

Sot Osijeku fitoi 4-0 në Zadar dhe Grezda në fillimin e pjesës së dytë shënoi golin e dytë të ndeshjes (mund të kishte shënuar edhe më shumë, pasi humbi 2-3 raste të mira në pjesën e parë), që praktikisht mbylli diskutimet dhe kualifikoi Osijekun për në turin e ardhshëm.

Në pjesën e parë kishte shënuar Boçkaj, shoku i ngushtë i Grezdës, me të cilin luante edhe te Lokomotiva e Zagrebit dhe të dt bashkë kaluan në Osijek, ku tashmë po mahnitin dhe janë kthyer në shpresën e madhe të klubit për të arkëtuar miliona euro në merkato.

Në vlerësimet pas ndeshjes, Boçkaj u shpall më i miri në fushë nga vlerësimet e mediave kroate, me notën 7.5, ndërsa Grezda, i cili luajti 55 minuta, u vlerësua me notën 7.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image