Grezda: Unë egoist? E keni gabim, roli im më detyron të bëj diferencën!

Eros Grezda provoi të ndryshonte fatet e ndeshjes, por nuk ia arriti. Pas humbjes, ai u shpreh për “Supersport”: “Provuam gjithçka. E ndryshuam disa herë skemën. Ishim në kushte shumë të vështira, ku kundërshtari ishte më i përgatitur se ne fizikisht. Më vjen keq që nuk arritëm të barazonim, por dhe në të tilla ndeshje mund të nxjerrim mësime”.
“Kundërshtari ishte më agresiv, më i përgatitur fizikisht. Kishim disa ndryshime, me disa që debutonim , që nuk u përshtatëm shumë mirë. Na duhet kohë të njihemi, të njohim cilësitë. Në të ardhmen them do jetë më mirë”.

“Jam aktivizuar në të gjitha ndeshjet, jam i përgatitur fizikisht, pasi kam luajtur tw gjitha ndeshjet me skuadrwn time. Para 3 ditësh kisha probleme fizike. Kisha probleme me kaviljen, e ndjeva edhe gjatë ndeshjes. Mund të paraqitesha më mirë nëse nuk do kisha këtë shqetësim”.

“Uroj që lojtarët tanë të luajnë sa më shumë që të kemi një kombëtare sa më të përgatitur. Dëshira ishte për të fituar, por ndonjëherë dëshira dhe vullneti dallojnë nga gjendja fizike. Uroj që lojtarët që po luaj në pak ,të aktivizohen më shumë. Kemi cilësi dhe kualitet, uroj ta tregojmë në të ardhmen”.

Sa i përket pyetjes nga RTSH dhe kritikave se ishte shumë egoist, Grezda iu përgjigj: “Jo egoist, por luaj aty ku duhet të bëjë diferencën. Duhet të sulmoj dhe të shënoj, ose asistoj për shokët. Ishte ndeshje e vështirë dhe gjërat negative t’i ndreqim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *