Grezda, talenti që po çmend Kroacinë!

0

 

Gjakovari ka realizuar dje golin e 4-t në kampionat. Mesfushor i kompletuar, sytë e Dinamo Zagrebit pas tij, por Lokomotiva, që e mori në Slloveni, e vlerëson 2 milionë euro

Vetëm 20-vjeç por me një të ardhme të shndritshme. Emri i tij përfaqëson hyjninë e dashurisë dhe, duke e parë teksa luan me topin, vërtet që të bën të dashurohesh me të… Eros Grezda, talenti i ri i shqiptar jashtë kufijve, që edhe dje ka lënë gjurmë në fitoren e Lokomotiv Zagrebit jashtë fushës së lojës, 0-3 ndaj Slaven Belupos. Katër gola në 14 ndeshje dhe vetëm 897 minuta të zhvilluara dhe rendiment gjithmonë mbi notën 6. Padiskutim që Grezda është një futbollist që shumë shpejt do të kërkohet nga ekipe të mëdha në Kroaci. Në fakt, Dinamo e Zagrebit i është vënë nga pas dhe, duke parë raportet e shkëlqyera që ka me presidencën e Lokomotiv Zagrebit, mund të arrijë edhe tek lojtari, që ka një vlerë të konsiderueshme tashmë: mbi 2 milionë euro! Një shifër që nuk mendohej aspak vetëm dy vjet më parë, kur Erosi luante në kategorinë e dytë sllovene dhe thuajse asnjë nuk e njihte. Do të ishte një miqësore e verës ajo që do të bindte Lokomotiv Zagrebin për ti bërë një ofertë të mirë ekonomike dhe për ta marrë. Sot, ai bast është fituar më së miri dhe Grezda po shkëlqen, në pritje që ta shohim shumë shpejt me kombëtaren U-21 të kombëtares kuqezi, pse jo, për të imituar karrierën e Lorik Canës, duke i qëndruar analogjisë së vendit të origjinës: Gjakovë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here