Grezda përgatit “viktimën” e radhës: Më fal, Lokomotiva ime…!

0

Ndeshja e radhës e Osijekut do të jetë ndaj skuadrës së Zagrebit, aty ku në dy sezone, mesfushori do të shënonte 14 gola. “Kam ende raporte të mira me ish-shokët, që nuk do të më kursejnë në fushë”

Hajduk Split, Dinamo Zagreb, Rijeka… Cili do të jetë stacioni i radhës për Eros Grezdën? Sipas mesfushorit ofensiv të Osijekut, seria e golave “big” do të vijojë, edhe pse në rrugën e tij do të jetë Lokomotiv Zagrebi, klubi ku u rrit edhe më shumë dhe shkëlqeu në dy sezonet e fundit, duke realizuar plot 14 gola. Në një intervistë të dhënë për www.prvahnl.hr, pra portali i ligës kroate, futbollisti kuqezi ka folur për momentin super.

Eros, këtë verë nuk ishe në shtëpi, pra nuk pate mundësi të takohesh me familjen…

Nuk kisha kohë, asnjë shans… Ndryshova klubin, duke firmosur me Osijekun dhe ku do të përgatitesha për të luajtur në Europa League. Por, do të kaloj me ata shumë kohë gjatë festave të fundvitit dhe Vitit të Ri.

E megjithatë, nëse sot je bërë futbollist meritë është edhe e babait tënd…

Ai më ndihmoi jashtëzakonisht pa lënë që të harroj këmbën time të majtë. Unë jam një fëmijë i natyrshëm, por kam përsosur këmbën time të majtë me stërvitje.

Duke parë ecurinë e Osijekut deri tani, a mund të ëndërroni, apo  stafi dhe ju të gjithë qëndroni me këmbë në tokë?

Ne jemi duke u përpjekur që të ruajmë këtë cilësi, kundër çdo kundërshtari. Ne do të përpiqemi të mbajmë këtë stil loje që kemi, duke u munduar që ta përmirësojmë edhe më shumë. Vetëm kështu mund të arrijmë sa më lart

Ndërkohë, përballja e radhës është kundër ish-skuadrës tende, Lokomotiv Zagrebi

Në çdo ndeshje përpiqemi që të marrim 3 pikët, pa asnjë përjashtim. Unë dhe shumë të tjerë nuk ishim në sfidën e vitit të shkuar kur fituam 3-2 dhe shkuam në Europë. Por, më duhet të theksoj se Lokomotiva është skuadra dhe klubi ku kam kaluar dy vite të bukura, të gjitha super. Më vjen keq, por në këtë ndeshje duhet të fitojmë.

Në sezonin e parë luajte 29 ndeshje dhe shënove 9 gola, ndërsa në të dytën 30 ndeshje dhe 5 gola…

E vërtetë, aty u rrita edhe më shumë profesionalisht. Ishte ndikim i rëndësishëm në karrierën time ai kapitull. Do të takohem me ish-shokët e skuadrës, por në fushë është tjetër gjë. Tani do të jemi në anët e kundërta, nuk do të më kursejnë, e di këtë gjë.

Me cilët mban ende kontakte?

Kam shumë raporte të mira me këdo aty, por më shumë me Majer dhe Ivanuseç, talente për të cilët mendoj se do të kenë një të ardhme të shndritshme.

Po në lidhje me Petar Boçkaj, si është raporti, pasi e ke shok ekipi?

Shumë i bukur. E njoh atë nga periudha 2010-2012, kur ishim në Akademinë e Dinamo Zagrebit, së bashku me Alen Halilovicin, Tim Jevdaj dhe Robert Muriç. Jam i sigurt se do të shkojë larg, ka potencial.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image