Grezda, një supergol Dinamos së Zagrebit

0

Eros Grezda ka dhuruar spektakël sot në derbin Lokomotiva-Dinamo Zagreb 1-2.

Mesfushori ofensiv i kombëtares shqiptare shënoi një gol fantastik me një gjuajtje të bukur nga një pozicion i prirët që në minutën e pestë, duke i dhënë avantazhin provizor skuadrës së tij, para se Dinamo të përmbyste gjithçka me nga një 11-metërsh në secilën pjesë loje.

Lokomotiva ka siguruar mesin e tabelës, që është synimi kryesor çdo sezon, ndaj tashmë po zbavitet dhe sot luajti mirë në derbi, por është e qartë që Dinamo luan për titull dhe është shumë më i motivuar e i fuqishëm, pa harruar faktin që Lokomotiva është klub satelit i Dinamos dhe shumica e lojtarëve i përkasin pikërisht klubit gjigant kroat, ndaj nuk mund t’i bëhen pengesë.

Për Grezdën është goli i pestë sezonal, një reklamë e mirë për veten, pikërisht kundër klubit më të pasur e të fuqishëm në Kroaci.


AMAZING GOAL BY Eros Grezda -Lok. Zagreb 1-0 D… by argjiraa

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here