Grezda: Kemi shanse reale për kualifikimin në Evropian, Panuçi profesionist

0

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Eros Grezda ka dhënë një intervistë të gjatë për “A2”, ku ka treguar eksperiencën e tij të deritanishme në Skoci, mundësitë që ka Shqipëria të kualifikohet në Evropian, si dhe ka përmendur edhe trajnerin Panuçi, të cilin e quan një profesionist të vërtetë. Në fjalën e tij, Grezda u shpreh:

“Në Glasgou fryn një erë e ftohtë dhe bie shi pa pushim, por tani kam filluar të njoh qytetin dhe më pëlqen, sidomos njerëzit. Dy muaj shumë të vështirë, sepse të tjerët ishin në formë, kurse unë nuk kisha luajtur asnjë ndeshje. Ndeshjet e kombëtares më ndihmuan që të kapja ritmin e garës”.

Xherrard: “Profesionist i vërtetë, modest, shpeshherë luan në stërvitje me ne. Kur humbasim ndonjë ndeshje, më mirë të mos dalim në rrugë atë ditë, por fatmirësisht këtu luhet çdo tre dite dhe gjithçka harrohet shpejt (qesh).

Hera e parë që luajta si titullar, shënova dy gola dhe u zgjodha si lojtari i javës. Ishte vërtetë një ndjenjë e paharrueshme, por gjithsesi do të zgjidhja të fitoja kampionatin sesa të realizoja gola”.

“Defo? Një mit, e ndiqja në televizor te Totenhami, por kemi role të ndryshme.

Panuçi dhe kombëtarja: “Viti i kaluar nuk ka qenë nga më të mirët, por këtë vit duhet të mësojmë nga gabimet dhe të arrimë kualifikimin në Evropian. Panuçi nuk ka pasur faje, e çmoj se është profesionist i vërtetë”.

Kualifikimi në Evropian: “Nuk mendoj se është i vështirë, përveç Francës, është një grup i miksuar mirë, ku secili mund të fitojë me tjetrin”,- u shpreh sulmuesi 23-vjeçar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.