Grezda gëzon Panuçin dhe sheh nga e ardhmja: Dua Gjermaninë!

Mars 2018: Eros Grezda luajti 90 minuta në miqësoren kundër Norvegjisë, u sforcua tej mase duke luajtur me një dëmtim të lehtë që më pas u bë serioz. Thuajse një muaj e gjysmë pa futboll, por sulmuesi i kombëtares shqiptare më në fund është kthyer dhe fundjavën e shkuar gjeti formacionin, në sfidën e Osijekut kundër Cibalias.

Ndeshjen e fundit me Kombëtaren u lëndova para ndeshjes dhe e ngacmova, sepse ajo donte dy ditë pushim, por unë doja të luaja ndaj Norvegjisë”, tregon Grezda për Supersport.

Gjithsesi, tashmë gjithçka është lënë pas dhe Grezda është gati për kombëtaren, për të luajtur që në fund të muajit, nëse do të zhvillojmë miqësore me Kosovën e Ukrainën, sepse për momentin askush nuk di gjë dhe FSHF nuk ka zyrtarizuar ende asnjërën miqësore.

Natyrisht, Grezda kërkon të jetë në fushë gjithmonë, por nuk është ende gati në 100% dhe me siguri Panuçi këtë radhë do të bëjë shumë kujdes. Ndërkaq, Grezda sheh nga e ardhmja dhe shpreh një dëshirë: “Në dy javët e ardhshme do të mësohet edhe fati im. Mund të them vetëm që kampionati gjerman është ai që më intereson më së shumti. Aty e shoh veten më mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *