Grezda euforik: Kjo është Shqipëria që duam!

Eros Grezda është një prej lojtarëve që premton shumë për Shqipërinë. Pas ndeshjes, anësori ishte mjaft entuziast për këtë sukses teksa për “Supersport” në emisionin “Kuq e Zi” foli me superlativa për skuadrën.

“I falënderoj çunat për reagimin që bënë pas humbjes me Skocinë. Kishim pak kohë. Folëm para ndeshjes dhe kjo është Shqipëria që të gjithë duam. Ishim të bashkuar dhe po kundërsulmonim. Arritëm të shënonim”. 

“Nuk mund të flas për Uellsin. Ne ishim shumë të mirë në çdo aspekt. Luajtëm të gjithë bashkë dhe kur luan kështu edhe shpërblehesh. Është fitore e madhe për moralin, për ta mbyllur vitin mirë dhe presim ndeshjet e marsit”.

“Duhet të harrojmë të shkuarën dhe të jetojmë të tashmen. Kjo është Shqipëria që të gjithë shqiptarët duam”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *