VIDEO | Grezda ende në garë për kualifikim, ndërlikohet gjithçka për Sevijan

Në grupin J, mbetet gjithçka e hapur me Krasnodarin që ruan vendin e parë pas fitores me Akhisar, por ndjen rrezikun që i kanoset nga Sevija dhe Standardi i Liezhit. Belgët triumfuan minimalisht ndaj spanjollëve, duke i arritur këta të fundit në klasifikim, por  sërish duhet të presin një dhuratë në ndeshjen e fundit nga rusët e Krasnodarit, si dhe të fitojnë ndeshjen e tyre në Turqi. Spanjollët në krahun tjetër do të arrinin vendin e parë nëse në takimin  fundit marrin pikë të plota.

Në grupin “I” gjithçka mbetet një mister sa i përket skuadrës që do të kalojë në turin tjetër. Genku barazoi në fushën e Malmos me shifrat 2-2, ndërsa Sarpsborg nuk arriti dot që të ruante dot avantazhin e dy golave ndaj Beshiktashit, që në fraksionin e dytë shënoi plot 3 herë, duke marrë vendin e dytë në grup.

Si Zhegrova ashtu dhe Binaku nuk ishin preferuar nga trajnerët e tyre për të qenë në ndeshjen e sotme. Genku i vendit të parë dhe Sarpsborg i vendit të fundit kanë një diferencë prej tre pikësh dhe duhet të presim takimet që do të zhvillohen pas dy javësh për të mësuar skuadrat që do të kalojnë më tej. Genku do të presë Sarpsborgun, ndërsa në Turqi do të jenë vizitor suedezët e Malmos.

Rejnxhërsi i Eros Grezdës ka arritur një barazim me shumë vlerë në shtëpi ndaj skuadrës së Vijarealit. Skuadra e Xherard luajti për gjatë gjithë pjesës së dytë me 10 lojtarë, por në fund skuadrat morën nga një pikë, me spanjollët që mbajnë të vetëm vendin e parë me vetëm 1 pikë më shumë se skocezët dhe austriakët e Rapidit të Vjenës. Edhe Spartaku i Moskës është në garë për kualifikim, pasi ka 5 pikë në klasifikim. Priten ndeshje “zjarri” pas dy javës në grupin “G”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *