Grezda drejt “divorcit” në Skoci, Xherard e paralajmëron

0

Aventura e Eros Grezdës në Skoci me Gllazgou Rejxhërs nuk duket se do të ketë një fund të lumtur. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka humbur besimin e trajnerit Stiven Xherard dhe nuk shfaqet prej më shumë se një muaji as në stolin e ekipit skocez.

Situata është e qartë. Në javët në vijim palët duhet të ulen për të marrë disa vendime përsa i përket së ardhmes. Trajneri i Rejnxhërs u shpreh  pak ditë më parë për gazetën skoceze “Scottish Sun” se ata futbollistë që s’do të pranojnë të largohen nuk do të lejohen të stërviten me skuadrën e tij.

“Për mua nuk është aspak problem. Sigurisht, në një situatë ideale ata do t’i futeshin punës për të gjetur një klub të ri ku mund të luajnë futboll e të ndihen të gëzuar. Nëse vendosin të qëndrojnë atëherë unë s’mund të ndërhyj. Megjithatë, në klubin tim nuk pranoj dot njerëz që nuk i bëjnë mirë pjesës tjetër të grupit”.

“Grupi që dua unë duhet të ketë lojtarë të bashkuar dhe të gatshëm kontribuar për sukseset tona. Nëse do të vijë momenti për t’i thënë dikujt që të largohet dhe ata nuk ndajnë të njëjtin mendim, atëherë nuk ka sens që ata të jenë afër skuadrës sime. Jam i sinqertë dhe do tregoj respekt para lojtarëve në tilla raste. Nëse ndjej se nuk i jap dot minutat e mjaftueshme dikujt, do ua them në sy këtë”, përfundoi Xherard.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.