Grezda dhuron spektakël në Kroaci

0

Eros Grezda ka shkëlqyer sot me Lokomotivën e Zagrebit, që fitoi 4-1 me Cibalian e vendit të fundit.

I pozicionuar si sulmues i djathtë, djaloshi i talentuar i kombëtares shqiptare ishte vendimtar për të tijtë, sepse në minutën e tretë fitoi 11-metërshin që zhbllokoi ndeshjen, ndërsa në minutën e 51-të shënoi golin e tretë të ndeshjes, me një depërtim fantastik nga mesi i fushës.

Ishte goli i katërt në këtë kampionat për anësorin ofensiv, i cili është shënuesi i dytë më i mirë i Lokomotivës.

Klubi i vogël nga Zagrebi, i famshëm edhe për faktin se luan praktikisht me lojtarë U-23, me ndonjë përjashtim të vogël, është ngjitur në vendin e pestë, një sukses më vete, pasi synimi gjithnjë është mesi i qetë i renditjes.

Ndërkaq, titullar te Lokomotiva ishte edhe Amir Rrahmani, ndërsa Endri Çekiçi e nisi nga stoli, duke u aktivizuar në minutën e 61-të, pikërisht në vend të Grezdës.

3-0 Eros Grezda Goal Croatia 1. HNL – 07.04… by emmapollard

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here