Grezda autokritikë: Nuk luajta mirë!

Ka luajtur titullar për të parën herë me Shqipërinë, por Eros Grezda e sheh gotën gjysmë bosh: “Ishte ndeshje shumë e vështirë, sidomos pjesa e parë ku kishim disa raste që nuk i shfrytëzuam.E dinim që ata do të rrinin mbrapa dhe s’do të na prisnin. Sulmues i majtë? Kam luajtur me ekipin në të majtë, por s’është problem, mund të luajë edhe në të djathtë. Notë vetes si titullar? Vetë fakti që ishte ndeshja ime e parë si titullar, kisha emocione, por u zhbllokova. S’jam i kënaqur, sepse nuk kisha freski në këmbë. Kam luajtur disa ndeshje, prej dy muajsh, Europë dhe kampionat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *