Greqia pa sforcim, bashkohet me Shqipërinë në krye

0

Ashtu si pritej, Greqia në futboll për femra ka fituar ndaj Maltës 1-0 në ndeshjen e luajtur sot pasdite në “Selman Stërmasi”.

Një ndeshje e dominuar totalisht nga greket, që ishin shumë më lart se maltezet, skuadër amatore, që do të luftojë me Kosovën për të evituar vendin e fundit në grupin tonë.

Lojë e qetë dhe pa shumë sforcim nga Greqia, që kreu volum të madh loje, por u mjaftua vetëm me një gol nga Anastasia Papadhopulou, në minutën e 18-të.

Greqia është edhe favoritja e grupit tonë, edhe për faktin se është e 61-ta në renditjen botërore, 10 vende mbi Shqipërinë, me të cilën do të ndeshet të martën në Elbasan Arena.

Deri atëherë, si Greqia kundër Kosovës, ashtu edhe Shqipëria kundër Maltës, me shumë mundësi do të fitojnë, duke ndarë kreun dhe kualifikimin në Elbasan, por nuk duhet harruar se edhe vendi i dytë mund të shkojë më tej.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.