Greqia bëri gjithçka për t’ia marrë Shqipërisë, Bullari thirret në ekipin e parë të Olimpiakosit

Emiliano Bullari ka qenë një nga temat më të nxehta mes Greqisë dhe Shqipërisë. Fqinjët kanë bërë gjithçka për t’ia marrë kuqezinjëve këtë sulmues që është premtues, por pa ia dalë dot. Bullari do të kthehej menjëherë si protagonist te Shqipëria U-21 me atë gol në sekondat e fundit, teksa do të barazonim 2-2 në transfertë me rezultatin 2-2 ndaj Turqisë.

I njohur ndryshe edhe si lojtari i rekordeve, pasi për herë të parë Alban Bushi do të thërriste një lojtar 17-vjeçar te Shqipëria U-21. Bullari i përkiste të rinjëve të Olimpiakosit ku në 2 ndeshjet e fundit ka shënuar 4 gola. Puna e mirë ka marrë shpërblimin e merituar teksa është ftuar nga skuadra e parë greke në takimin e nesërm që do të ketë për Kupë kundër Kallamata. /Sport Ekspres/