“Gregu e sheh ndeshjen me mua, të bëj tifoz për Tiranën po të dojë”/ Olsi Rama flet edhe për derbin brenda familjes

0

Derbi me sa duket nuk do të luhet vetëm mes Tiranës dhe Partizanit, por edhe në familjen Rama. Kështu djali i kryeministrit të Shqipërisë, Gregor Rama u pa në një foto së bashku me futbollistin e Tiranës, Ngo, që po festonte një një klub për fitoren e marrë nga bardheblutë kundër Kukësit javën e shkuar.

Kjo ka bërë që të mendohet se Gregor Rama është tifoz i Tiranës dhe një pyetje mbi këtë çështje nuk mund t’i shpëtonte gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp drejtuar drejtorit sportive të Partizanit, Olsi Ramës. Lidhur me pyetjen nëse nipi i tij mbështet rivalin e përjetshëm të “demave të kuq”, Rama shprehet se nuk është në dijeni nëse e ka shprehur një gjë të tillë, ndërsa shton se ndeshjen do e shohin së bashku në “Air Albania”.

“Nuk e di ta ketë shprehur në rrjetet sociale. E para e punës Gregu është sportdashës. Ka luajtur basketboll me Tiranën. Ka një të kaluar me Tiranën. Ka një simpati me Tiranën. Nëse unë do të qëlloj në një klub me lojtarët e Tiranës, të gjithë e dimë që unë shkoj dhe i jap dorën e i uroj suksese. Është mëse brenda të gjitha normave të shoqërisë. Gregu do ta shohë ndeshjen nesër, mund të jetë ulur dhe afër meje. Po të dojë le të bëjë tifozllik për Tiranën”, ka deklaruar Olsi Rama./Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.