Greca: Tërbuni s’e lëshon kreun

0

 

Tërbuni po vazhdon me ritëm të lartë përgatitjet për sfidën e radhës me skuadrën e Adës. Në një ndeshje mjaft delikate, pas fitores bindëse me Burrelin, skuadra e trajnerit Elvis Plori, do të synojë edhe 3 pikët me velipojakët, në një derbi të Qarkut të Shkodrës. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, Bedi Greca, i cili e ka sezonin e tij të 3-të në radhët e skuadrës pukjane ka pohuar: “Tërbuni është skuadra që kryeson dhe këtë ritëm do të mbajë deri në javën e fundit. Kemi një ndeshje mjaft delikate me Adën e cila ka nevojë për pikë. Vitet e fundit, apo më saktë në dy sezonet e shkuara ne kemi marrë rezultate pozitive. Kam besim se edhe këtë sfidë ne do ta kalojmë me sukses dhe do të ruajmë ritmin, duke mbajtur kreun. Kemi një kalendar të favorshme, sepse pas Adës kemi edhe dy ndeshjet në fushën tonë, me Veleçikun dhe Mamurrasin. Ndaj edhe unë jam i bindur që ne do të konsolidojmë pozitat në krye të renditjes”, ka pohuar mesfushori me tipare sulmuese, Bedi Greca. Gani Pema

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.