Greca, divorci i radhës

Mesfushori Bedri Greca është i larguari i radhës nga kampionët e Shqipërisë. Pas aventurës 1-vjeçare me verilindorët, mesfushori kryeqytetas nuk do të jetë më pjesë e Kukësit, ku dëmtimet e shpeshta nuk e lejuan që të tregonte vlerat e tij. 26-vjeçari tashmë do të nisë një aventurë të re, larg Kukësit. Me kampionët arriti që të luante në 22 takime, mes Kupës, kampionatit dhe ndeshjeve europiane, duke arritur që të shënonte dhe 2 gola. Gjatë dy fazave të para performanca e tij erdhi në rritje, por gjatë fazës përgatitore në Turqi në janar, pësoi një dëmtim që e la për një periudhë relativisht jo të vogël larg fushave të blerta. Në fundin e sezonit Greca e la pas dëmtimin dhe u aktivizua në dy takime, megjithatë kjo nuk ka mjaftuar që bashkëpunimi mes tij dhe Kukësit të vazhdojë. Greca bëhet kështu i larguari i pestë zyrtarisht.

 

 

LARGIMET

Kushtrim Lushtaku

Rexhep Memini

Lukas Rangel

Matija Dvornekoviç

Bedri Greca

 

Skeda

Emri: Bedri

Mbiemri: Greca

Mosha: 26 vjeç

Vendlindja: Tiranë

Pozicioni: Mesfushor

Karriera

2011-2012  Skrapari

2012-2015  Tërbuni

2015-2016  Flamurtari

2016-2017  Kukësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *